5 të infektuar me Covid-19, Korça rikthehet në hartën e virusit

exit.al 17 Qershor 2020, 11:06

Pesë persona me Covid-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Korçë, duke e rikthyer qytetin në hartën e koronavirusit.

Dy prej pacientëve janë në Bilisht, ndërsa tre në Korçë.

Një prej të infektuarve në Korçë është kamarier, ndërsa për të infektuarit e tjerë nuk ka ende informacione.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik të rasteve për të zbuluar si janë infektuar dhe nëse kanë infektuar qytetarë të tjerë.

Shpërndaje te miqtë