Një e moshuar nga Korça infektohet me Covid-19 në QSUT

exit.al 19 Qershor 2020, 09:54

Një tjetër paciente me Covid-19 është zbuluar në Korçë në 24 orët e fundit. Ajo është një e moshuar e cila ka qenë e shtruar në në QSUT në Tiranë.

Dy javët e fundit QSUT është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni. Disa prej pavioneve si ai i Hematologjisë, i Sëmundjeve të Brendshme dhe urgjenca e Spitalit Francez janë mbyllur pasi mjekë, infermiere dhe pacientë u infektuar me Covid-19.

Shpërndaje te miqtë