Një 25-vjeçar vritet në një sherr me thika

exit.al 19 Qershor 2020, 09:24

Një 25-vjeçar A.P u vra mbrëmjen e së enjtes në Vlorë, pas një sherri me thika. Ngjarja ndodhi në Pyllin e Sodës.

Autori i ngjarjes është një 15 vjeçar me inicialet G.T., i cili goditi me thikë pranë zemrës viktimën, i cili ndërroi jetë në spital.

Autori i ngjarjes fillimisht ka qenë duke u përplasur me vëllain e viktimës, dhe 25-vjeçari ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Policia e Vlorës e ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Shpërndaje te miqtë