Jo një 'kek me çokollatë' i zakonshëm

exit.al 29 Maj 2021, 19:00

Nuk do desha që ta quaja 'kek me çokollatë' sepse kjo fjalë nuk e përshkruan siç duhet këtë ëmbëlsire. Ajo është një delikatesë e kuzhinës franceze "gateau au chocolat".

Ka shumë receta për këtë embelsirë, e cila e ndryshon shijen në  bazë të raporteve të  përbërësve. Këto janë raportet e recetës time personale e cila zëvendëson hijshëm çdo tortë ditëlindjeje.

Për 8-10 persona nevojiten:

  • 200g çokollatë për ëmbëlsirë (Nestle);
  • 125g gjalpë ( jo margarinë);
  • 100g miell ;
  • 1 bustinë me fryrës keku;
  • 4 vezë;
  • 150g sheqer;
  • majë kripë .

Ndezim furrën në 180 gradë.

Në një tenxhere me zjarr të avashtë hedhim gjalpin sheqerin dhe çokollaten në copa, dhe duke i trazuar i shkrijmë në formen e një kremi. E heqim nga zjarri.

Në  një enë qelqi ndajmë të  verdhat dhe i hedhim tek masa e çokollatës duke i perzier, ndërsa të bardhat i rrahim me pak kripë deri sa të shtojnë volum .

Tek tenxherja hedhim miellin dhe e trazojmë dhe shtojmë  masën e vezëve duke e përzierë lehtë .

Me anën e një furçe  lyejmë me gjalpë enën ku do ta hedhim masën e kekut dhe e vemë në furrë në 180 gradë.

Jamystic këshillon: Është e rëndësishme që të përdorni produkte të  mira, si tek çokollata ashtu edhe tek gjalpi. Përndryshe rezultati do të jetë zhgënjyes.

Shpërndaje te miqtë