Brataj: Vendi do të mbyllet kur të mos kenë me kapacitet spitalet

exit.al 18 Qershor 2020, 22:45

Vendi do të mbyllet sërish vetëm kur numrat e të infektuarve me Covid-19 të rritet më shumë se sa kapaciteti spitaleve.

“Ne mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë saqë i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore pra në mjekë e infermierë, si në shtretër, do ndodhë si në të gjithë botën”, tha Shefi i Urgjencës Brataj i ftuar në emisionin Opinon të gazetarit Blendi Fevziu.

Ai tha se aktualisht në vend ka 400 shtretër për pacientët të sëmurë me Covid-19, nga të cilët 55 janë të zënë. Shpërndaje te miqtë