Ndalohet gjyqtari i Apelit, akuzohet për korrupsion pasiv

exit.al 10 Nëntor 2017, 10:52

Shkëlqim Miri, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, është ndaluar sot nga policia me akuzën e korrupsionit pasiv.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arrestin, pasi në shtëpinë e gjyqtarit janë gjetur 30 milionë lekë të reja.