Padova, kapen 60 kilogramë heroinë, arrestohen dy shqiptarë

exit.al 7 Nëntor 2017, 14:52

Policia italiane ka kapur sot 60 kilogramë heroinë dhe ka arrestuar dy shqiptarë në Padova të Italisë.

Vlera e drogës në treg llogaritet në mbi dy milionë euro.

Dy të arrestuarit jetonin prej vitesh në Padova dhe ishin nën vëzhgimin e policisë që prej korrikut, kur u shkatërrua një bande narkotrafikantësh, ku u arrestuan tetë persona dhe u vunë në kërkim katër të tjerë. Shtatë prej të arrestuarve ishin shqiptarë, ndërsa një ishte italian.