Vlorë, policia nis sekuestrimin e pronave të vëllezërve Habilaj

exit.al 31 Tetor 2017, 13:39

Policia ka nisur sot sekuestrimin e pronave të vëllezërve Habilaj në Vlorë.

Me kërkesë të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Pastrimit të Parave, deri më tani janë sekuestruar 3 apartamente banimi dhe tre njësi shërbimi, të gjitha në Vlorë.

Policia njoftoi se po vijon puna për evidentimin dhe më pas sekuestrimin e të tjera pronave të vëllëzerve Habilaj, njëri prej të cilit u arrestua dy javë më parë në Katania dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, përmes organizatës kriminale të strukturuar.