Mbyllet çerdhja 11 në Laprakë, edukatorja e infektuar me Covid-19

exit.al 19 Qershor 2020, 13:21

Një edukatore në çerdhen nr.11 në Laprakë është infektuar me koronavirus. Ajo u dyshua si e infektuar disa ditë më parë, por vetëm sot ka marrë rezultatet.

Prindërit e fëmijëve janë telefonuar sot për t’i marrë  fëmijët nga çerdhja. Ndërsa edukatoret e tjera dhe stafi janë këshilluar të karantinohen për 14 ditë.

Kjo është çerdhja e dytë në kryeqytet që mbyllet për shkak të Covid-19.

Disa ditë më parë u mbyll dhe çerdhja nr.16 në zonën e ish-Bllokut.

Më 1 qershor qeveria vendosi hapjen e çerdheve në të gjithë vendin, sipas protokolleve të ruajtjes së distancimit social.

Shpërndaje te miqtë