Mbyllet Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë, një punonjëse e infektuar

exit.al 19 Qershor 2020, 13:14

Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë është mbyllur, pasi një punonjëse rezultoi e infektuar me Covid-19.

Punonjësja është infektuar bashkë me familjarët e saj, pasi babai i saj ka qenë i shtruar në QSUT, ku dhe ka marrë virusin.

Drejtoria është mbyllur dhe po dezinfektohet, ndërsa punonjësit janë udhëzuar të vetëkarantinohen.

Shpërndaje te miqtë