Macron Kosovës: Rinisni sa më parë dialogun me Serbinë, BE do të jetë ndërmjetësja

exit.al 11 Qershor 2020, 13:40

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin sa më parë dialogoun. Në një telegram urimi dërguar kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, Macron shprehu besimin se qeveria e re do të fokusohet dhe do të punojë për rinisjen e dialogut, ndëkohë që dhe Serbia bën përpjekjet e saj. Macron theksoi se Bashkimi Europian do të jetë në mes të bisedimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare:

“Sapo të rifillojë dialogu, i takon ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian të mbështesë përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje. Roli i BE-së duhet të mbetet qendror, sepse kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë evropiane.”

Për më shumë se një vit , Franca dhe Gjermania janë angazhuar në nisjen e dialogut, i cili mund të nisë gjatë samitit të Parisit. Serbia dhe Kosova ndërprenë dialogun për zgjidhjen e konfliktit në nëntor 2018, pasi qeveria Haradinaj vendosi taksën 100 për qind mbi produketet Serbe, si kundërpërgjigje për fushatën e Serbisë kundër njohjeve të pavarëisë së Kosovës. Shpërndaje te miqtë