- 1,249, 706 shqiptarë kanë emigruar në BE për periudhën 2008-2018. Kjo përfaqëson sa rreth 44 për qind të popullsisë së Shqipërisë në vitin 2019, sipas INSTAT.
- 451, 015 qytetarët shqiptarë kanë qendruar në mënyrë të paligjshme në BE — kjo është më shumë se sa numrit i përgjithshëm i emigrantëve të paligjshëm të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
- 16 për qind e popullsisë së Shqipërisë ka qëndruar në mënyrë të paligjshme në BE, gjatë 2008-2018.
- 170, 450 qytetarë të Shqipërisë, nga 332, 470 qytetarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ju është ndaluar hyrja në BE.
Shqipëria ka një diferencë të thellë me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovina. Kështu, për të njëjtën periudhë, ka emigruar 30 për qind e qytetarëve të Kosovës, 12 për qind të Maqedonisë së Veriut, 9 për qind të Bosnjë Hercegovinës, 8 për qind të Serbisë, dhe 6 për qind të Malit të Zi. Shpërndaje te miqtë
