Indeksi Botëror i Paqes, Shqipëria pëson renie me 2 vende

exit.al 11 Qershor 2020, 16:37

Shqipëria ka pësuar rënie me dy vende në botë për nivelin e paqes në vend.

Në Indeksin Botëror të Paqes, Shqipëria renditet në vendin e 55 në botë dhe në vendin e 28 në Europë.

Në vend të parë në botë për paqen në vend renditet Islanda duke u pasuar nga Zelanda e Re dhe Portugalia. Ndërsa në vendin e fundit Afganistani.

Dhe në rang europian Islanda renditet e para duke u pasuar nga Portugalia dhe Austria.

Kosova renditet në vendin e 85 në botë dhe 35 në Europë.

Shpërndaje te miqtë