Komisioni i Venecias jep opinionin mbi draftin e reformës në drejtësi

exit.al 23 Dhjetor 2015, 19:16

Komisioni i Venecias bëri sot publike sygjerimet dhe opinionin e tij mbi draftin paraprak të reformës në drejtësi. .

Dy nga sygjerimet e Komisionit jane kufizimi i rolit të Ministrisë së Drejtësisë dhe përcaktimi i pavarësisë së Prokurorit të Përgjithshëm. Gjithashtu, sygjerohet dhe hartimi i një proçesi të qartë për emërimin dhe testimin e gjyqtarëve.

Komisioni i Posaçëm për reformën ka kohë deri në janar për të zbatuar sygjerimet e Komisionit të Venecias.

Më pas, ekspertë të Komisionit të Venecias do të vijnë në Tiranë , për të diskutuar për draftin final të refomës në drejtësi.