KAS rinis numërimi i kutive të Beratit

exit.al 21 Maj 2021, 10:03

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rinisur sot numërimin e 68 kutive të votimit per qarkun e Beratit. Dje, 20 maj  u numëruan 46 kuti voti mga 114 në total.

Pas numërimit të 46 kutive, KAS shpalli 3 vota për LSI-në dhe 6 vota për PS-ne. Ndërsa sot KAS, shpalli 6 fleta votimi të pavlefshme. Ato i përkisnin LSI-së dhe PS-së.

KAS vendosi pranimin e kërkesës së LSI-së, për numërimin e kutive në Berat, pas provave të paraqitura për votim te shumëfishtë dhe për mungesën e procesverbaleve të pajisjes elektronike të identifikimit.

Përse u kërkua pavlefshmëria e zgjedhjeve në qarkun Berat?

PD dhe LSI i kërkuan Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

LSI paraqiti prova për parregullsi në procesin e votimit e numërimit sipas zonave zgjedhore, në përputhje me kriteret e ligjit.

Ajo e humbi mandatin në Berat për 77 vota.

Ndërkohë që, PD akuzoi Bashkinë e Beratit, të drejtuar nga socialistët se përmes vendimeve të marra gjatë muajit të zgjdhjeve ka deformuar votën e qytetarëve, por pa iu referuar konkretisht shkeljeve të konstatuara në zonat zgjedhore.

PD kërkoi marrjen e provave shtesë nga SPAK për të vërtetuar një sërë akuzash, mes të cilave:

- punësimet e reja në administratë për efekt të votës;

- vjedhjen masive të votave;

 - që një kandidat socialist ka fituar prokurime publike 4 muaj para zgjedhjeve dhe i ka përdorur fitimet për blerje votash;

- përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve, marr shkas nga rrjedhja e databazës së PS-së në Tiranë, etj.

Kjo kërkesë nuk u pranua nga KAS.

Përfaqësuesi për çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso akuzoi Komisionin e Ankimeve e Sanksioneve se nuk ka vullnetin për të kryer hetim të plotë në zgjedhjet në Berat.

Siç e kemi shpjeguar më parë, përsëritja e zgjedhjeve mund të bëhet vetëm nëse kërkuesi—një subjekt zgjedhor —sjellin prova që vertetojnë se një subjekt tjetër zgjedhor ka marrë më shumë mandate nga sa i takojnë, duke përdorur metoda të paligjshme.

KAS njoftoi se vendimi për përsëritje të zgjedhjeve në Berat do të merret të martën, 18 maj.

Për me shumë lexo këtu.