Arrestohet një person i shpallur në kërkim

exit.al 21 Maj 2021, 08:59

Policia arrestoi të premten një person, të akuzuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar Viktor Selmanaj, i cili së bashku edhe me 4 persona të tjerë më 17 gusht të 2020 në afërsi të stadiumit në Patos, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë Klaudjo Sulajn dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Fierit kishte vendosur ndaj tij arrest me burg.