Kryeprokurori Çela kërkon hetimin e 3 prokurorëve të Dibrës

exit.al 21 Maj 2021, 09:50

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i kërkoi të premten Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani nisjen e hetimeve për tre prokurorët e Dibrës.

Në njoftim zyrtar, të premten Çela kërkoi hetim për prokurorët Belina Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj, me akuzën për zvarritur procese hetimore në shkelje të Kodin e Procedurës Penale.

Gjithashtu, kryeprokurori kërkoi nisjen e hetimit ndaj drejtuesit të prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojku, për shkak të mënyrës së ushtrimit të detyrave të tij.

Prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli ishin prokurorët e dosjes së vjedhjeve të votave, e njohur si dosja 184.