Arrestohet një person për kultivim kanabisi

exit.al 21 Maj 2021, 09:31

Policia arrestoi të premten një person për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave është arrestuar  F. P., 21 vjeç, banues në Tale, Lezhë.

21 vjeçari tentoi të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa në vendin e quajtur “Përroi i Shlorit”, Sheshaj, Mirditë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës.