Kush gënjen për shifrat e papunësisë, Ministrja Denaj apo OECD

exit.al 18 Qershor 2020, 22:44

27 mijë qytetarë janë të papunë në vend si pasojë e pandemisë, raportoi Ministrja e Financave Denaj në emisionin Open të gazetares Eni Vasili.

'Gjatë periudhës së pandemisë janë larguar nga puna 136 mijë e 147 punonjës. Po ashtu kemi 109 mijë të punësuar. Efekti neto në papunësi është -27 mijë.'

Kjo shifër bie ndesh me raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku papunësia në Shqipëri për shkak të krizës së koronavirusit numëron 50 mijë qytetarë. Ky raport i botuar në 15 qershor, mat efektet e krizës së Covid-19 në Shqipëri duke u bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe Fondit Ndërkombëtar Monetar.

Shpërndaje te miqtë