Brataj: Rastet e shtuara me Covid-19, shkak i ‘hapjes’, jo shtimit të testimeve

exit.al 18 Qershor 2020, 22:15

Kreu i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri, Skënder Brataj nuk e sheh shtimin e rasteve të reja të infektimeve me koronavirus si rezultat të shtimit të testimeve ditore.

“Është lirimi i masave dhe mos respektimi i rregullave arsye e numrit të lartë të rasteve, jo shtimi i testimeve ditore.” – tha Brataj në Opinion.

Ai deklaroi se është shkurtuar kohëzgjatja e sëmundjes tek të prekurit por virusi nuk është bërë më i lehtë.

Shpërndaje te miqtë