Shënohet viktima e 38-të me Covid-19

exit.al 17 Qershor 2020, 10:56

Një paciente 82-vjeçare nga Tirana është ndarë nga jeta mëngjesin e së mërkurës në spitalin Infektiv.

Ajo është viktima e 38-të në vend e prekur me Covid-19.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, në vend u zbuluan 50 të infektuar të rinj, duke shënuar rënie të numrit të të infektuarve ditorë krahasuar me ditët e fundit.

Shpërndaje te miqtë