Francë, gjykata dënon qeverinë për shkelje të marrrëveshjes për ndryshimet klimaterike

exit.al 3 Shkurt 2021, 17:06

Një gjykatë administrative në Paris ka dënuar qeverinë franceze për neglizhim të detyrimeve ndaj marrëveshjes për ndryshimet klimaterike.

Gjykata argumetoi se qeveria nuk kishte reduktuar çlirimin e gazrave të dëmshme duke dëmtuar kështu mjedisin.

Çështja u ngrit në 2018 nga disa organizata për mbrojtjen e mjedisit dhe u mbështet nga 2 milionë qytetarë.

Organizatat argumentuan se qeveria franceze kishte dështuar të mbronte mjedisin dhe i kërkuan gjykatës të detyronte atë të merret masa për respektimin e marrëveshjes.

Kjo është hera e parë, që një gjykatë franceze dënon qeverinë mbi politikat për mbrojtjen e mjedisit.

Shpërndaje te miqtë