“Mekanizmi COVAX, përmes një njoftimi me shkrim na ka informuar se vaksina e parë që do të mbërrijë në vendin tonë përmes këtij mekanizmi është AstraZeneca. Dorëzimi i 35% të 175.200 dozave të planifikuara të kësaj vaksine do të arrijnë në muajin mars kurse pjesa tjetër nga mesi i vitit”, tha ai.
Ministri Filipçe njoftoi se janë bërë gati lista me emrat e qytetarëve, të cilët do të vaksinohen të parët. Autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar vaksinimin e personave që janë infektuar pavarësisht nëse kanë antitrupa. Maqedonia e Veriut nuk e ka nisur ende vaksinimin anti-Covid. Ajo ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për 800 mijë doza vaksinash, të vlefshme për 400 mijë qytetarë. Dozat e para pritet të dorëzohen në shkurt, por me vonesat e lajmëruara nga Pfizer, nuk dihet nëse do të arrihet dorëzimi në kohë i vaksinave. Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje dhe me Serbinë për 8 mijë doza vaksine të Pfizerit, por as ato nuk janë dorëzuar ende. Shpërndaje te miqtëMaqedonia e Veriut merr vaksinat e para në mars
Maqedonia e Veriut mund të marrë dozën e parë të vaksinave nga Covax në mars.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se Maqedonia e Veriut mund të marrë vaksinat e kompanisë AstraZeneca.
Të sugjeruara
Filmi Kosovar ‘Zgjoi’ merr 3 çmime në Festivalin Sundance 2021
3 Shkurt 2021, 16:00Studim i qeverisë indiane: Mbi 300 milionë banorë kanë e kaluar Covidin
3 Shkurt 2021, 12:36GSK dhe CureVac, bashkëpunim për një vaksinë kundër varianteve të reja të Covid-19
3 Shkurt 2021, 12:24
Shqipëria – fabrika pa kosto e fuqisë punëtore për Europën
17 Gusht 2026, 08:03
