Spanja e gatshme të përdori vaksinën ruse

exit.al 3 Shkurt 2021, 13:41

Spanja është e “hapur” të përdori vaksinën ruse Sputnik V nëse ajo do të autorizohet nga rregullatori evropian i shëndetësisë, tha ministri spanjoll i shëndetësisë, sipas raportimit të The Guardian.

Vaksina ruse u përball me kriticizëm vitin e kaluar kur miratua nga Rusia përpara se t’i nënshtrohej testime masive klinike. Të dhënat e fazësë së tretë të testimit, ku morrën pjesë 20 mijë persona, të publikuara të martën në gazetën mjekësore The Lancet, sugjeruan se vaksina ishte 99 përqind efektive. Të dhënat e saj janë të përafërta me vaksinat perëndimore të Pfizerit dhe Modernës.

Njësoj edhe Kancelarja gjermane Merkel tha të martën se Gjermania është e hapur të përdorë vaksinën ruse nëse miratohet nga rregullatortët e BE-së.

Hungaria është i vetmi vend në BE që ka autorizuar përdorimin e vaksinës pa autorizimin e rregullatorëve. Deri më tani ajo ka marrë 40 mijë vaksina.

Sputnik V u miratua nga 15 vende përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik si Bjellorusia, Armenia, Venezuela, Iran, Argjentina, Algjeria, Tunizia dhe Pakistani.

Shpërndaje te miqtë