Lezhë
[caption id="attachment_122534" align="alignnone" width="770"]
Lezhë[/caption]
Shkodër
Shkodra është po ashtu një nga qytetet e përmbytura dy ditët e fundit. Sipas Bashkisë së Shkodrës, janë përmbytur shtëpi dhe toka bujqësore. Po ashtu vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot.
Në disa zonë të Shkodrës është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e përmbytjeve.
Bashkia e Shkodrës njoftoi se:
“Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç”.
Së fundmi Bashkia thekson se ditën e shtunë është e nevojshme e makinave të ushtrisë dhe varkave lundruese. Gjirokastër Gjirokastra është përmbytur po ashtu si pasojë e motit të keq, dhe Bashkia njofton vazhdon të jetë e bllokuar rruga e fshatit Zhulat:“Është ndërhyrë për pastrimin e kolektorëve duke shmangur bllokimin e qarkullimit të mjeteve në qytet dhe njësitë administrative si dhe evitimin e përmbytjeve.”
Elbasan
Elbasani po ashtu është përfshirë nga përmbytjet, ku ka pasur rrëshqitje gurësh ën disa akse.
Prefekti i Elbasanit, Klevis Xhoxhi në një intervistë për Report Tv tha:
"Ka vazhduar rënia e gurëve dhe inerteve në aksin Gramsh-Moglicë të cilat janë eleminuar nga firma kontraktuese dhe ka pasur rënie të vazhdueshme të dherave të Pishkash, te aksi Elbasan-Qafë dhe firma kontraktuese ka qenë prezent dhe ka punuar gjatë orëve të natës! Aktualisht të gjitha grupet janë në gatishmëri."
Shpërndaje te miqtë
