Dita e 13-të e grevës, gratë: Jemi më të dobta, por nuk dorëzohemi

exit.al 27 Tetor 2020, 11:26

Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit kanë hyrë në ditën e 13-të të grevës së urisë, teksa gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar. Pavarësisht kësaj, ato shprehen të vendosura për të mos e ndalur protestën. Ato i bënë thirrje kryeministrit Rama të gjejë një zgjidhje dhe të detyrojë kompaninë private që të paguajë rrogat e prapambetura. Një prej tyre u shpreh:

“Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator.

Deri më tani kryeministri Rama i është drejtuar disa herë grave që të ndërpresin grevën e urisë, por nuk ka paraqitur asnjë zgjidhje të mundshme për problemet e tyre me kompaninë menaxhuese të rafinerisë. Shpërndaje te miqtë