“Nëse krijimi i partive të reja do të jetë taktikë e zotit Rama, them që impakti do të jetë zero. Unë e shoh si humbje kohe dhe një menaxhim inatesh të figurave të vjetra. Por zoti Basha mesa kam kuptuar nuk e ka problem fare sepse ecën me axhendën e vet.”
Kryemadhi i quajti deklaratat e Ramës se 'e djathta është përçarë', si tregues të frikës së Ramës nga opozita:“Fjalori arrogant i Ramës, por që në thelb tregon frikë e panik.”
Ajo theksoi se opozita e bashkuar do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit:“Beteja e opozitës është 25 prill, ku shqiptarët do të shkojnë tek kutia e votimit. Roli ynë është se çfarë do të bëjë opozita pas 25 prillit. Ku nuk do të jetë më opozitë, por fuqia më e madhe fituese pas zgjedhjeve. Edhe Taulant Balla t’i numëroj votat e opozitës, e ka të pamundur që të ndryshojë rezultatin e 25 prillit.”
Shpërndaje te miqtë
