Infektohet me Covid ministri i Brendshëm maqedonas

exit.al 27 Tetor 2020, 11:15

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, është infektuar me Covid-19. Ai e njoftoi infektimin e tij përmes një postimi në Facebook:

“Të nderuar, do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për Covid-19.”

Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ai është vetëkarantinuar në shtëpi. Shpërndaje te miqtë