“Monika Kryemadhi e ka deklaruar këtë vilën e Lalëzit dhe madje vijnë të bëjnë sete fotografike aty për dasëm. Ky lali Eri i ka deklaruar këto pronat e veta?”
Kryemadhi akuzoi Veliajn se ka mashtruar qytetarët kur i premtoi në fushatë se do të bënte moratorium për ndërtimet, ndërsa kur erdhi në pushtet dha leje për kulla dhe në oborret e shkollave:“Në fushat e sportit të shkollës Servete Maçi janë ndërtuar pallate. Kostoja e ndërtimit për një apartament jo vetëm që është 3 dhe 4-fishuar për shkak jo vetëm të prishjes së tregut se sot po vijnë njerëz me 4 klasë shkollë dhe po bëjnë ndërtime ndërkohë që kompani serioze me inxhinierë nuk janë më.”
Kryebashkiaku Veliaj shpeshherë ka akuzuar liderët e opozitës Bashën e Kryemadhin për pasuritë e shumta dhe luksin ku jetojnë. Para tre ditësh, Veliaj bëri ironi me shtëpinë e Kryemadhit duke thënë se ka ‘9 dhoma e 9 banjo për 9 macet’. Shpërndaje te miqtë
