Britania e Madhe jep £1 milionë ndihmë për rimëkëmbjen nga tërmeti i 26 nentorit

exit.al 8 Tetor 2020, 17:00

Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë 1 milionë paund ndihmë financiare Shqipërisë për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norma dhe Koordinatorja Rezidente e OKB-së Fiona McCluney nënshkruan sot (8 tetor) marrëveshjen për ndihmën financiare.

Ky financim do të përdoret për përforcimin e infrastrukturës vendore, shërbimeve sociale dhe qendrueshmërinë ekonomike.

Lajmin e dha ambasadori Norman përmes një postimi në Twitter.

Shpërndaje te miqtë