Soreca keqardhje për miratimin pa kompromis të Kodit Zgjedhor

exit.al 8 Tetor 2020, 16:30

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca shprehu keqardhjen që ndryshimet e 30 korrikut dhe 5 tetorit u miratuan pa kompromis.

“Dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të lartë e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis, para votimit”, tha Soreca në prezantimin e progress raportit në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian.

Ai përgëzoi dakordësinë e arritur me 5 qershor duke thënë se:

“Më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare”.

Shpërndaje te miqtë