Përditësim 8 tetor: 169 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

exit.al 8 Tetor 2020, 16:06

169 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 14,737.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër pacientë.

Janë shëruar 100 qytetarë duke e çuar në 9,215  numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 169

Të shëruar ne 24 orë 100

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 971

Testime totale 95811

Raste pozitive 14899

Raste të shëruara 9215

Raste Aktive 5273

Humbje jete 411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2717

Durrës 570

Shkodër 398

Lezhë 264

Korçë 268

Elbasan 221

Fier 237

Vlorë 191

Kukës 146

Berat 128

Dibër 78

Gjirokastër 55

Shpërndaje te miqtë