Shqipëria përfiton nga marrëveshja me KE, do të marrë falas ilaçin remdesivir

exit.al 8 Tetor 2020, 16:15

Shqipëria do të përfitojë ilaçin Remdesivir, si pjesë e marrëveshjes së Komisioni Evropian (KE) për blerjen e 500 mijë dozave të këtij ilaçi.

Kjo kontratë u financua nga Instrumenti i Ndihmës Emergjente i Komisionit (ESI), me një vlerë totale prej 70 milion EUR.

Pjesë e marrëveshjes janë 36 vende, të gjitha vendet e BE-së, vendet e EEA-së, Norvegjia dhe Islanda, Britania e Madhe, si dhe gjashtë vende Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina).

Lajmi u dha nga Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit.

Shpërndaje te miqtë