Monika Kryemadhi: Rama po saboton reformën zgjedhore me qëllim

exit.al 18 Qershor 2020, 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se po saboton marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik për reformën zgjedhore me qëllim për t’i hedhur fajin opozitës.

“Partia Socialiste po saboton reformën që t’i lërë opozitës përgjegjësinë për dështimin e negociatave.” – tha Kryemadhi në emisionin Opinion.

Sipas saj formula e propozuar nga opozita për zgjedhjen e antarëve të Komisionit të ri Zgjedhor është pranuar më parë nga mazhoranca për të tjera institucione. Ndaj refuzimi i kësaj formule sot tregon frikën që kryeministri ka ndaj zgjedhjeve, tha Kryemadhi.

Shpërndaje te miqtë