“PD dhe opozita do të fitojë zgjedhjet bindshëm, bindshëm. Sa i përket vendimit të zonjës Topalli, dhe kujtdo tjetër, është ushtrim i së drejtës themelore.
Unë përshëndes Partinë Demokratike, por njoh dhe respektoj të drejtën e çdo shqiptari për zgjedhje. Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, për dërgimin e Ramës drejt qelisë.”
Berisha tha se nuk ka komunikuar me Topallin për nismën e saj të re dhe se nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt:“Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera.
Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti, i dyti do jem unë në PD.”
Shpërndaje te miqtë
