A mundet presidenti Trump të sfidojë fitoren e Bidenit në gjykatë?

exit.al 7 Nëntor 2020, 18:20

Gjatë ditëve të fundit, ndërsa numërimi i votave ka vazhduar, Donald Trump ka bërë vazhdimisht pretendime se procesi i numërimit të votave po manipulohej nga demokratet dhe është zotuar të shkojë në Gjykatën e Lartë.

Se çfarë do të thotë kjo është ende e paqartë. Trump dhe këshilltarët e tij të fushatës  kanë nisur procese gjyqësore në një sërë shtetesh kryesore - përfshirë në Michigan dhe Pensilvenia – për të kërkuar ndalimin e numërimit të votave, por gjykatësit i kanë refuzuar ato.

Në Pensilvani, Trumpi kërkoi ndalimin e numërimit të votave sepse votat me postë kanë arritur 3 ditë më vonë. Republikanët prentendojnë se këto vota nuk duhet të numërohen pasi nuk janë të ligjshme.

Matthew Weil, drejtori i projektit për Zgjedhjet në Qendrën Kërkimore të Politikave Bipartizane, deklaroi për BBC-në se shqetësimi i Trumpit do të kishte vlerë sikur diferenca e votave mes Trumpit dhe Bidenit të ishte shumë e ngushtë.

Sipas BBC-së, fitorja e Bidenit bazuar në epërsinë e tij në Pensilvaninë është vendimtare, pasi ai kryeson me 30 mijë vota diferencë.

Shpërndaje te miqtë