“Hetimi është kërkuar nga SHBA, BE, të gjithë partnerët dhe kundërshtimi i hetimit do të thoshte marrje përsipër e fajësisë, në ato kushte.
Do të ishte hetimi që do të provonte pafajësinë.”
Duke iu drejtuar Ramës, Berisha tha se ai është i vetmi politikan shqiptar që e ka denoncuar raportit e Martit:“Unë jam i vetmi shqiptar që e kam denoncuar raportine Dick Marty në OKB, e kam denoncuar atë në çdo samit, por s’i jam kundërvënë një kërkese të vendosur ndërkombëtarisht për hetimin e raportit.”
Berisha tha se shpreson që ish-drejtuesit e UÇK-së Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi të dalin të pafajshëm. Ai tha se qeveria Rama gjatë këtyre 8 viteve i ka shpallur ‘luftë të ftohtë’ Kosovës dhe se tani nuk mund të bëjë asgjë:“Mendoj se Shqipëria me Edi Ramën vetëm të këqija mund t’i sjellë Kosovës. Kosova nga Shqipëria këto 8 vite nuk ka marrë në drejtim të infrastrukturës qoftë dhe një qindarkë nga Edi Rama.
Vetëm të këqija, përpjekje makbethiane për të ndarë Kosovën.
Sa të jetë Edi Ramam qëndrimi i vetëm që duhet kërkuar është ‘mos fut hundët në punët e Kosovës’.”
Shpërndaje te miqtë
