Basha akuza Ramës: Ka varfëruar shqiptarët

exit.al 30 Janar 2021, 12:48

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se gjatë 8 viteve kryeministri Edi Rama ka punuar për vete dhe për oligarkët.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se gjatë këtyre viteve shqiptarët kanë humbur ndërsa qeveria është pasuruar.

Postimi i plotë:

"Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb"

Shpërndaje te miqtë