Basha: Plani i PD-së, taksa e sheshtë dhe rimbursimi i TVSH

exit.al 30 Janar 2021, 11:46

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se në qendër të programit të tij është taksa e sheshtë 9 përqind dhe ulja e çmimit të naftës. Në një takim me Shoqatën e Fasonëve, Basha u shpreh se kjo industri është prekur nga pandemia, duke theksuar punonjësit e saj janë të vetmit të punësuar në familjet e tyre. Basha tha se po diskuton me grupet e interesit në lidhje me rimbursimin e TVSH-së.

"Rimbursimi i TVSH-së me të gjithë sektorët e ekonomisë është kthyer në një ankth të paparë dhe padiskutim në një kohë krize detyra e qeverisë, detyra e parë e qeverisë është të mos ta vonojë rimbursimin e TVSH-së."

Basha tha se detyra kryesore e qeverisë së tij është të ndihmojë qytetarët dhe bizneset. Shpërndaje te miqtë