Rama: Të hënën nis furnizimi me vaksinat Pfizer

exit.al 30 Janar 2021, 12:13

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga e hëna do të nisë furnizimi me vaksinat e Pfizer. Gjatë një takimi në Korçë, Rama pohoi se do vijë një sasi me e vogël se ajo e rënë dakort.

"Kemi marrë konfirmimin që do të nisë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë, shpresoj mos marrim  njoftim tjetër. Do nisim me një sasi më të vogël se e premtuara po do të vijnë duke u rritur shpejt."

Rama tha se është në negociata me kompanitë e tjera të vaksinave si AstraZeneca. Ai shtoi se plani për vaksinimit është më specifik se ai i gripit. Shpërndaje te miqtë