Rama: Nuk kam arsye pse të rinjtë s'duhet të largohen

exit.al 30 Janar 2021, 11:20

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ikja e të rinjve është një fenomen që ndodh edhe në Europë.

Gjatë një takimi në Korçë, Rama u shpreh se nuk ka asnjë argument për të thënë pse të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri.

"Nuk e kam një arsye për të thënë pse nuk duhet ti të largohesh në formën e një predikimi."

Rama tha se Shqipëria ka pësuar ndryshim gjatë këtyre 30 viteve, duke theksuar se shqiptarët do të vazhdojnë largimin.

Shpërndaje te miqtë