Arrestohet në kufi një 50-vjeçar që transportonte drogë

exit.al 24 Tetor 2020, 15:33

Policia kufitare arrestoi, të shtunën, një 50-vjeçar që po tentonte të kalonte në Greqi 3 kilogramë kanabis sativa.

Ai u arrestua në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, gjatë patrullimeve rutinë të policisë kufitare.

50-vjeçari ishte banues në Berat.

Hetimet e mëtejshme për ngjarjen po bëhen nga prokuroria e Sarandës.

Shpërndaje te miqtë