Dy viktima dhe 166 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 24 Tetor 2020, 15:18

Dy viktima me Covid-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 661.

166 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 17,757 të infektuar.

Prej tyre 2,062 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 15,034  pacientë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë