“Të gjitha subjektet zgjedhore që të futen në garë për të fituar mandat me votat që kanë mbledhur, duhet të arrijnë 1 për qind në shkallë kombëtare, nëse nuk e fitojnë 1 për qind kandidatët e pavarur, për rrjedhojë ata përjashtohen. Me këtë jo vetëm dëmtohen partitë e vogla, por nuk do të ketë kandidatë të pavarur. Kjo është pabarazi.”
Bylykbashi theksoi se këto ndryshime bien në kundështim me parimin kushtetues të barazisë:“Po shkelet parimi kushtetues i barazisë. Është shkelur Kushtetuta, standardet ndërkombëtare vetëm e vetëm që humbja e Edi Ramës të jetë më e vogël, të minimizohet.”
Një ditë më parë, presidenti Meta vendosi mosdekretimin dhe kthimin në kuvend të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor, por shumica socialiste ka deklaruar se do t’i rimiratojë ato në kuvend. Shpërndaje te miqtë
