Përditësim 25 tetor: 299 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

exit.al 25 Tetor 2020, 17:00

299 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 19,157.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 pacientë.

Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë.

Ministria ende nuk ka publikuar shpërndarjen e rastve.

Më 24 tetor, rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 196 raste në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Covid-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 299

Të shëruar ne 24 orë 106

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1,315

Testime totale 115,696

Raste pozitive 19,157

Raste të shëruara 10654

Raste Aktive 8026

Humbje jete 477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve (24 tetor)

Tiranë 3966

Durrës 755

Shkodër 491

Fier 511

Korçë 479

Lezhë 379

Elbasan 344

Vlorë 308

Berat 222

Kukës 190

Dibër 96

Gjirokastër 96

Shpërndaje te miqtë