OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 5 të dënuar

exit.al 19 Nëntor 2020, 13:35

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë pesë të dënuarve në Elbasan dhe Peqin, për krimet e vrasjes, rrëmbim të personit, dhe shitje narkotikësh.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  • M. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
  • D. M., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
  • A. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • E. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
  • A. Ç., banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë