Aksidentoi për vdekje familjen Gushi, Gjykata lë në burg shoferin

exit.al 27 Qershor 2021, 11:30

Gjykata e Vlorës ka urdhëruar masën arrest me burg për Igli Madanin, shoferin 22 vjecar, që aksidentoi për vdekje 4 anëtarët e familjes Gushi në Vlorë, të premten. Vendimi u dha të dielën, 27 qershor.

Madani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të marra nga aksidenti.

Aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë të mjetit të drejtuar nga Madani.