Basha reagon për masakrën e Velipojës, përgjegjësi e Ramës

exit.al 27 Qershor 2021, 10:46

Lulzim Basha, kryetari i PD-së u shpreh se postimi i gabuar i Kryeministrit Rama me videon nga bregdeti i Velipojës, disa orë pasi u vranë 4 persona, tregon se shteti dhe krimi janë bërë një.

“Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, shkroi Basha në Tëitter, të dielën.

Ai fajësoi për këto ngjarje diskursin e Ramës se “sa herë përgjaken qytetet” përgjigjia “është “hëngshin kokat e tyre””. Basha u shpreh se policia është një “vegël e regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin”.