Konflikti në Velipojë, Ademi fajëson qeverinë për mos ndarjen në kohë të stacioneve të plazhit

exit.al 27 Qershor 2021, 11:15

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka fajësuar mos ndarjen e stacioneve të plazhit në bregdet nga qeveria për masakrën e ndodhur, të dielën në Velipojë. “Humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit”, shkroi Ademi në Facebok. Ajo, gjithashtu u shpreh se konflikti mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte vepruar që kur ka marrë dijeni për konfliktin:

“Konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia […] do të kishin vepruar përpara sapo janë njoftuar gjatë ditëve të fundit për konflikt të mundshëm”.

Ademi kërkoi praninë e policisë në territory për të shmangur të tilla konflikte.