Meta: Sheshet e qyteteve janë kthyer në "Wild West"

exit.al 27 Qershor 2021, 11:00

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për hetim të plotë të konfliktit me armë në Velipojë.

Policia e Shtetit duhet të angazhohet “maksimalisht për të mbajtur nën mbikqyrje territorin e vendit, [..], për parandalimin e veprave të rënda penale”, u shpreh Meta në një postim në Facebook, të dielën.

Ai shtoi se “konfliktet me armë zjarri në ambiente publike vënë në rrezik jetën e qyetarëve” dhe “dëmtojnë imazhin e vendit, në kulmin e sezonit”.

Meta u shpreh se në vedn mungon rendi dhe drejtësia duke inkthyer qytetet në “shesh-betejash të "Wild West".